Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka reaguar pasi tre shtetas rusë tentuan të futeshin në Uzinën e Përpunimit të Armëve.
Ministria bën të ditur se bëhet fjalë për tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase.
Pasi ata kanë tentuar të futen në uzinë, kanë reaguar dy efektivët që ishin në ruajtje të objektit, të cilët edhe kanë mbetur të lënduar në përpjekje për t’i ndaluar.
Dy ushtarët janë nën kujdesin e mjekëve te Trauma në Tiranë.
Sa i përket shtetasve të huaj, ata njoftohet se janë ndaluar nga autoritetet.
REAGIMI I MBROJTJES
“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”
Tre shtetasve të huaj u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike dhe në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës. Nuk dihen ende motivet që i kanë çuar ata drejt Uzinës në Gramsh. /abcnews.al/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...