Google ADS

Incidentet që shoqëruan zgjedhjet elektorale në Shqipëri!

17:28 | 30 Qershor 2019
Arbresh.info

Në të gjithë territorin e republikës së Shqipërisë po mbahet aktualisht proçesi i zgjedhjeve elektorale për 61 kryetarë e bashkive.

Ndryshe nga ç;ishte lajmëruar nga opozita, proçesi është zhvilluar në qetësi, përvecc rasteve të izoluara.

Më poshtë, po ju sjellim incidentet që shoqëruan proccesin zgjedhor në Shqipëri.

– Skrapar

Në orët e para të votimit, dy persona janë konfliktuar para një qendre të votimit në qytet. Ndërhyrja e policisë ka shuar konfliktin.

– Korçë

Një ish-efektiv policie është arrestuar nga policia me arsyetimin se është përpjekur të prishë proccesin e votimit. 55 vjeccari është shoqëruar bashkë me një 68 vjeccar me po të njejtin arsyetim.

– Kamëz

Pasi ka grisur fletën e votimit dhe ka tentuar të marrë vulat, një 66 vjeccar është arrestuar nga policia e vendit me arsyetimin se ka tentuar të prishë proccesin zgjedhor.

– Tiranë

Një qytetar i dehur ështe arrestuar nga policia pasi është shfaqur para një KZAZ-je duke thërritur “Rama Ik”. Policia e ka shoqëruar qytetarin me arsyetimin se ka prishur qetësinë e proçesit zgjedhor.

– Durrës

Një 53 vjeccar është arrestuar në Durrës pasi u shfaq në qendrën e votimit me armë zjarri. 53 vjeccari kërcënoi me armë komisionerët dhe tentoi të merrte kutinë e votimit, por është ndaluar nga policia.

– Shkodër

Qarku i Shkodrës ka vijuar të jetë më problematiku, ku deri në mëngjes, vetëm gjysma e qendrave të votimit ishte hapur. Dalëngadalë, punonjësit e KQZ po punojne për hapjen e plotë të qendrave dhe votimin normalisht të qytetarëve shkodranë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme