Tjetër incident elektoral kur kanë mbetur vetëm katër ditë nga mbajtja e zgjedhjeve së përgjithshme më Shqipëri.
Kandidatja për deputete e LSI-së, Kejdi Mehmetaj është përplasur me punëtorët e Bashkisë së Fierit.
Mehmetaj pretendon se punonjësit e bashkisë po heqin banderolat e LSI për të vendosur ato të PS.
Nuk ka munguar dhe konfrontimi fizik brenda ambienteve të Bashkisë.
Mehmetaj dhe përfaqësues të tjerë të LSI kanë derën e Bashkisë dhe kërkojnë ballafaqim me Armando Subashin për t’u treguar se mbi çfarë ligji e ka mbështetur urdhëresën e tij për heqjen e materialeve propagandistike të LSI.
“Nuk ikim nga sheshi pa u vendosuri baneri jonë. Ose të vijë të ballafaqohet ose gjithë qyteti i Fierit do të bllokohet, bëja të qartë kryetarit të bashkisë”, tha Mehmetaj. /Ora News/
Finlanda: Anëtarësimi në NATO e vetmja garanci e besueshme a...
“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”,...
Melinda dhe Lumi B vijnë të dielën me “Eci”
Gjesti arrin mbi 300 mijë ndjekës në Instagram
Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve
Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?