Me 10 tetor në Tiranë, do të inagurohet Xhamia e Namazgjasë. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë klerikët më të lartë të vend të të gjitha besimeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Erdogan.
Në vigjilje të kësaj ngjarje shumë të rëndësishme për komunitetin mysliman, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nëpërmjet një deklarate për mediat, thekson se xhamia nuk do të jetë thjeshtë një vendfalje, por edhe një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, ashtu edhe turistëve.
Komuniteti Mysliman Shqiptar falënderon presidentin Erdogan dhe kryeministrin Edi Rama për realizimin e kësaj xhamie, që, sipas tyre, është ëndrra e kahershme e shqiptarëve.
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju njoftojë për evenimentin e madh që do të mbahet ditën e enjte në Tiranë, siç është inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë. Kjo xhami është një ëndërr e kahershme e popullit shqiptar, e cila u bë e mundur falë bujarisë së popullit vëlla turk dhe insistimit të Presidentit të Republikës së Turqisë, SH.T.Z, Recep Tayyip Erdoğan. Po ashtu Xhamia e madhe e Namazgjasë nuk do ishte bërë sot realitet pa mbështetjen e madhe administrative po edhe financiare të Qeverisë Shqiptare, që falë vullnetit të Kryeministrit Edi Rama i hapi rrugë konsolidimit të pronësisë sonë mbi truallin e Namazgjasë.”, thuhet në njoftim.
Sipas deklaratës, presidenti Erdoğan dhe kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në ceremoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.
“Ne falënderojmë popullin turk dhe presidentin Erdoğan, si edhe kryeministrin e Shqipërisë që bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre të besimtarëve myslimanë shqiptarë. Këtu veçojmë gjithashtu ndërveprimin e shkëlqyer të qeverisë shqiptare dhe asaj turke, ndërveprim i cili ka qenë vendimtar në realizimin e kësaj vepre madhështore për popullin dhe kryeqytetin shqiptar. Një falënderim vëllazëror u shkon të gjithë atyre që e ndërtuan Xhaminë tonë të Madhe me mendjet e duart e tyre të arta. Xhamia nuk do të jetë thjeshtë një vend-falje, por një kompleks shumë-funksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve.
Falënderojmë Zotin që bëri të mundur arritjen e kësaj ditë të shënuar!”, thuhet në njoftimin për shtyp i cili shoqërohet edhe me një foto të Xhamisë së Namazgjasë.
/rtsh.al/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...