“Të lutem më lër të qetë nuk mban më ujë pilafi”. Këto janë fjalët e imamit të “Rrugës së Kavajës”, në Tiranë, Ahmet Kalaja pasi një qytetare e bezdiste tashmë prej tre vitesh.
Kalaja tregon se gruaja e bezdiste vazhdimisht në telefon, pavarësisht se ky i fundit i kishte thënë se ishte Imam.
Por kur ka parë që gruaja me inicialet R.V ka vazhduar t’i shkruajë ngado, imami i është drejtuar policisë dhe e ka kallëzuar.
Një burim i gazetares së Top Channel, Anila Hoxha tregoi se imami i është drejtuar komisariatit numër 3 dhe ka denoncuar pas reagimit të 41 vjeçares e cila e ka kërcënuar duke i thënë se kjo gjë do t’i kushtonte kokën.
Imami thotë në kallëzim se nuk e njeh gruan që i shkruan dhe se ja ka bllokuar të gjitha numrat, por ajo më pas i ka shkruar në messenger.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës