Ilir Meta është zgjedhur zyrtarisht kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, në konventën e parë që ajo zhvilloi në Tiranë, kjo edhe sepse në fletën e votimit nuk kishte emër tjetër përveç të tijit.
Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë, në fund të procesit të votimit dhe numërimit të votave, bëri me dije se për Kryetarin e Partisë së Lirisë votuan 722 delegatë, nga të cilët 719 pro kandidatit Ilir Metaj dhe 3 delegatë votuan kundër.
Ndërsa në votimin për anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, morën pjesë 722 delegatë dhe pas verifikimit dhe llogaritjes së rezultateve, në përputhje me vendimin e Konventës, u zgjodhën 236 anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, numër të cilit i shtohen edhe 5 anëtarë, të cilët janë pa votim (ex-officio), ku përfshihen 4 deputetët e Partisë së Lirisë dhe Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim.
Në konventën e parë të partisë së Lirisë Ilir Meta shpalli platformën politike për zgjedhjet e ardhshme.
“Sot, së pari qytetarët presin prej Partisë së Lirisë heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku po jetojnë… dhe ne do ta shembim”, tha Meta.
Diskursi 60-minutësh u fokusua më së shumti tek çështjet ekonomike duke vënë në dukje edhe dallimin ndërmjet dy krijesave politike të Ilir Metës.
Nëse LSI ishte një parti e qendrës së majtë, Partia e Lirisë ka filluar të anojë djathtas sa i përket politikave ekonomike.
“Rivendosjen e taksimit të sheshtë dhe ulur shkallet tatimore me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe të përmirësimit të administrimit fiskal”.
Për të vënë në jetë idetë e tij, opozita duhet që të marrë drejtimin e vend, dhe përplasjen e parë elektorale do ta bëj në zgjedhjet vendore të 2023.
“Tirana ka nevojë për fitoren e opozitës dhe të programit të saj për shpëtimin e Tiranës dhe të gjitha bashkive të vendit”.
Për zgjedhjet vendore Ilir Meta firmosi bashkëpunimin politik me Partinë Demokratike, ku përpara zgjedhjeve, opozita ka sfidën e protestës së 12 nëntorit./A2/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...