Google ADS

Ilir Meta zbulon zëdhënësin e ri të Presidencës

23:52 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Ilir Meta prezantoi sot zëdhënësin e ri të Presidencës, gazetarin Tedi Blushi. Pavarësisht se nuk i mungonin variantet nga LSI-ja, duket se Meta ka zgjedhur t’i japë institucionit një fytyrë apolitike.

Prezantimin e ka bërë në 15 vjetorin e televizionit News 24, ku u shfaq përkrah gazetarit Tedi Blushi. Pas më shumë se një dekade pranë kësaj kompanie, Blushi ishte larguar vetëm pak ditë më parë.

“Për Lirinë dhe Pavarësinë e Medias.
Duke uruar 15 vjetorin e News 24 bashkë me zëdhënësin e Presidencës, Tedi Blushi, gazetar prej më shumë se një dekade pranë kësaj media” shkruan Meta në Facebook, duke prezantuar zëdhënësin e tij të ri.

Blushi spikati si gazetar me denoncimin e marrëveshjes së detit me Greqinë, që më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme