Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të urojë shqiptarët në Natën e Kadrit nga Xhamia e Parrucës në Shkodër.
Presidenti Ilir Meta nuk la pa përmendur “kryefjalën” e ditëve të fundit dhe e cilësoi të shenjtë çështjen e Teatrit Kombëtar.
“Këtu jam me myftiun para një vendi të shenjtë nuk dua të flas për çështje të tjera, edhe pse çështja e teatrit është e shenjtë se është kombëtare” tha ai.
Gjatë fjalës vendosi theksin te rindërtimi, ku mori shembullin e xhamisë së Parrucës.
“Vizituam Xhaminë e Parrucës, e cila është ribërë dy herë, u shkatërrua në ‘67 por është ribërë. Dhe siç e shohim sot dhe prej shumë kohësh, kjo Xhami u rindërtua ashtu siç ishte. Ndaj edhe një herë dua t’i uroj të gjithë qytetarëve gëzuar këtë natë të paqes së madhe”./tch
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...