Ilir Meta uron besimtarët mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit

12:35 | 27 Maj 2017
Arbresh.info

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta uron të gjithë besimtarët myslimanë për një agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm!

Ai uron që ky muaj i sakrificës të sjellë në zemrat e tyre më shumë dashuri për njëri-tjetrin, më shumë paqe sociale dhe besim, më shumë gëzim në familjet e tyre dhe shëndet e më shumë solidaritet për të gjithë ata që sot ndjejnë nevojë për më shumë vëmëndje, përkujdesje e përkushtim, shkruan gazeta Shekulli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme