Google ADS

Ilir Meta mbetet në burg, flet avokati i tij pas këtij vendimi të gjykatës

23:04 | 23 Tetor 2024
R J

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Shqipëri (GJKKO) ka shpallur vendimin për Ilir Metën, duke e lënë në burg.

Pas këtij vendimi ka folur avokati i Metës, Genc Gjokutaj, i cili tha se se e prisnin këtë vendim dhe se do ta ndjekin në rrugë ligjore duke paralajmëruar ankimim.

Ai tha se do të bëjë dhe kallëzim penal ndaj policisë, pas arrestimit të tij, raporton TCh.

Ndërkohë i pyetur se përse Ilir Meta e humbi qetësinë sot në seancë, ai u shpreh: “Nuk e ka humbur qetësinë, toni i lartë, e vërteta thuhet më zë të lartë. Është në të drejtën e tij”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme