Ish-presidenti Ilir Meta po kërkon lirimin nga burgu.
Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Genc Gjokutaj. Gjokutaj dorëzoi sot ankimimin në Apelin e Posaçëm.
Në një deklaratë për mediat ai tha se po investigojnë për akuzat e ngritura ndaj ish-kreut të shtetit.
“Ajo që mbetet për t’u thënë është që në tre procedimet që i kanë bashkuar bashkë në kundërshtim me inceneratorët që i ndajnë dhe kjo është një metodë që u ka dhënën goxha dorë, do të shikoni në të ardhmen. Unë kam bërë publike nja dy fakte dhe te pjesa e deklarimit të pasurisë situata është krejt tjetër dhe nuk mund të bëj të ditur më shumë, por do mbështetet mbi bazë dokumentare”, raporton A2CNN
Gjokutaj theksoi e kanë gati kallëzimin penal për arrestimin e Metës, por presin përgjigje nga policia për të bërë siç e quajti ai një kallëzim të denjë me qëllim që të parandalohen precedentë të tillë.
Meta u arrestua me 21 tetor nën dyshimet për korrupsion.
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra