Presidenti i zgjedhur dhe njëkohësisht kreu i Kuvendit, Ilir Meta në një dalje për mediat ditën e sotme ka folur për marrëveshjen e arritur ditën e djeshme mes kreut të PD-së, Lulzim Bashës dhe kryeministri të vendit Edi Ramës.
Ai tha se zgjedhjet ishin në buzë të greminës, ndërsa vlerësoi rolin që ka pasur LSI në zgjedhjen e kësaj krize kur kujtoi se ajo ishte e gatshme të dorëzonte të gjitha postet që mbante në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje.
“Kemi patur një takim konstruktiv, bashkëpunues në vijim të bashkëpunimit tonë me BE-në. Kemi ndarë konsideratat tona me zgjedhjet, me zhbllokimin e reformës në drejtësi dhe vettingut dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit tonë me BE. Dua të shpreh kënaqësinë time që sot jemi të gjithë më të qetë dhe më të lehtësuar se dy ditë më parë kur zgjedhjet dhe demokracia ishin në buzë të greminës.
Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan, BE-në, SHBA-në dhe aktorët brenda vendit. Në mënyrë që qytetarët shqiptarë të shkojnë të qetë drejt një procesi zgjedhor me standarde siç e meritojnë. mendoj se është e rëndësishme për vendin dhe të ardhmen e tij por edhe qytetarët.”, -tha Meta.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...