Google ADS

Ilir Meta: Do bashkëpunoj ngusht me PD’në

12:07 | 5 Gusht 2022
arbresh.info

Për Ilir Metën Partia Demokratike është një, dhe e vetme, dhe Partia e Lirisë do të bashkëpunojë shumë ngushtë me të.

Në konferencën për mediat, ku akuzoi kreun e qeverisë për korrupsion, Meta tha se kryeministrit po i vjen koha e mjekimit të detyruar dhe se shumë shpejt do të përfundojë në këmbët e popullit.

“Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD që është një dhe vetëm një sic është populli opozitar. Koha e përgjumjes së PD dhe opozitës për hatër të PD ka mbaruar përgjithnjë. 7 korriku ishte tregues i qartë të këtij zgjimi, ii vlerave më të mira me të cilat është themeluar PD. Kështu që do të bashkëpunojmë shumë ngushtë për reformën territoriale, edhe me PS sepse kjo është një reformë për njerëzit, s’ka si të jetë ndryshe.”

“Se në këto shifrat 2/3 e shqiptarëve që jetojnë me 5.5 dollarë ka edhe hallexhinj edhe socialistë, se jo të gjithë kanë skafe miliona euro për të harxhuar 1 milionë e 2 milionë në resorte luksoze. Kështu që do të bashkëpunojmë me të gjithë për reformën territoriale. Zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë triumf i rivendosjes së llogaridhënies.” u shpreh Meta, ndërsa komentoi edhe zgjedhjet e ardhshme lokale, si sfida e parë e tij, pas lënies së presidencës.

“Zgjedhjet e ardhshme lokale do jenë triumf i rivendosjes së llogaridhënies”, vijoi më tej Meta./TCh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme