Presidenti i ri i zgjedhur i Shqipërisë do të bëjë sot betimin në parlament, procedurë që i mundëson Ilir Metës të marrë zyrtarisht mandatin e kreut të shtetit.
Ceremonia e betimit e presidentit do të zhvillohet sot ku me pas presidenti do t\’i drejtohet selisë së tij, ku do të pritet nga paraardhësi Bujar Nishani.
Sipas protokollit, të dy do të dalin në sheshin përpara presidencës, ku Metës, përpara fjalimit të tij do t\’i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Mësohet se gjatë kësaj ceremonie, Meta do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij, e jo nga bashkëshortja Monika Kryemadhi.
Pas fjalës që do të mbajë presidenti i ri, ai në mënyrë simbolike do të përcjellë paraardhësin Bujar Nishani, moment ky që pasohet nga ceremonia zyrtare e parakalimit të forcave të Gardës së Republikës dhe 21 të shtënat me top.
Osmani ndan tjera fotografi nga pritja në West Point: Falemi...
KFOR-i: Situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë
Policia Bashkiake e Tiranës certifikohet nga kompania e njoh...
Fero fiton kujdestarinë e vajzës së tij për një vit
Fillojnë trajnimet për noterët e rinj, Haxhiu iu uron sukses...
Hetimi i brendshëm konstaton mangësitë në atentatin ndaj Tru...