Presidenti Ilir Meta ka postuar në “Facebook” një fotografi, ku duket së bashku me kampionen e xhudos Majlinda Kelmendin.
Meta shkruan se ndodhet në Çarshinë e Sarajevës me krenarinë e sportit shqiptar dhe ekipin e xhudos së Kosovës.
Ai shton se është një kënaqësi që takohet me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira të kombit shqiptar.
“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës. Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë.?????””, shkruan Meta.
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...