Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i cili po viziton Spanjën ka deklaruar se integrimi evropian, dimensioni rajonal dhe Mesdhetar janë prioritetet e Shqipërisë.
Hasani është fokusuar në rëndësinë e diplomacisë ekonomike në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
Gjatë forumit të biznesit Shqipëri-Spanjë, ministri Hasani theksoi se vendndodhja strategjike dhe mjedisi miqësor ndaj biznesit e bëjnë Shqipërinë një zgjedhje të zgjuar për investitorët dhe turistët.
“Shqipëria është e angazhuar për një mjedis miqësor ndaj biznesit, duke reduktuar burokracitë dhe duke promovuar sipërmarrjen.
Trashëgimia e pasur kulturore e Shqipërisë dhe vendndodhja e saj strategjike na lidh me Mesdheun, duke përforcuar angazhimin tonë për të nxitur stabilitetin dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta. Nga turizmi, tek industria, energjia dhe tregjet e eksportit, Shqipëria ofron mundësi premtuese për rritje dhe bashkëpunim”, deklaroi Ministri Hasani në fjalën e tij.
Në fjalën e tij në Akademinë Diplomatike të Spanjës, kryediplomati shqiptar Hasani nënvizoi se Mesdheu është një nga tre shtyllat orientuese të politikës së jashtme shqiptare.
“Tre drejtimet kryesore strategjike të politikës së jashtme të Shqipërisë janë: integrimi evropian, dimensioni rajonal dhe dimensioni Mesdhetar. Mesdheu është bërë një element i rëndësishëm i politikës sonë të jashtme, por edhe një element i rëndësishëm në marrëdhëniet tona me Spanjën dhe partnerët e tjerë mesdhetarë dhe të BE-së”, tha ai./rtsh.al/
Vullneti debaton me Rezartin: Si Gold AG, je i obsesionuar m...
AGK-ja themelon Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës
Lirohet nga paraburgimi njëri nga ish-administratorët e “Alb...
KQZ me njoftim të rëndësishëm për votuesit që regjistrohen j...
Hamza në Podujevë, premton vende pune dhe rritje pagash
O’Brien: Themelimi i Asociacionit, hap i rëndësishëm