Kjo e sotmja ishte një ikje e vonuar e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm. Njeriu që u sulmua nga opozita që kur u propozua në këtë detyre për hir të së shkuarës së tij në komunizëm, arriti kulmin me akuzat për vëllanë e dënuar në Itali, histori që bëri bujë me audio-përgjimin, por që në atë rast Xhafaj nuk u dorëhoq.
Që kur u propozua si ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u kundërshtua fort nga opozita e cila e etiketoi si hetuesin e diktaturës që merrte një pozicion të rëndësishëm në qeveri.
Por nisur nga angazhimi që kishte ne reformën në drejtësi dhe mbështetja e ndërkombëtarëve, u duk se kjo nuk ishte pengesë. Marrëveshja e 17 majit Rama-Basha e largoi atë përkohësisht për 3 muaj nga Ministria e Brendshme. Por Xhafaj u kthye në të njëjtën detyrë pas zgjedhjeve në vjeshtën e 2017-ës. qe nga ajo dite dhe deri me sot, Xhafaj ishte ministri më i atakuar i opozitës, ku kulmi arriti me historinë e audio-përgjimit të vëllait te tij të dënuar në Itali.
Publikimi i përgjimit të vëllait ishte një goditje e fortë për autoritetin e ministrit të brendshëm, të paktën në planin moral. Por Fatmir Xhafaj refuzoi të jepte dorëheqjen pavarësisht kërkesave të opozitës dhe presionit nga opinioni publik.
Ky ishte një vendim me faturë, jo vetëm për ish ministrin e brendshëm, por mbi të gjitha për situatën e rendit publik në Shqipëri. Veçanërisht gjatë muajve të fundit Shqipëria është përballur me rritjen e kriminalitetit, i cili ka kulmuar me disa ngjarje të rënda.
Largimi i tij këtë të shtunë, qoftë si dorëheqje për shkak të mosmarrëveshjeve me kryeministrin, qoftë si largim i imponuar ishte i vonuar gjithsesi.
Fatmir Xhafaj ishte ministri i fundit në Shqipëri që kishte punuar në organet e rendit dhe sigurisë në kohën e diktaturës, i cili në planin moral ishte rrëzuar që në kohen kur u zbulua historia e vëllait, Agron Xhafës, i cili sot është në burg në Itali.
Ngjarja e vëllait e paralizoi punën e ministrit dhe ndoshta edhe për këtë shkak e bëri atë shumë të dobët në sytë e publikut e ndërkombëtarëve dhe shumë të atakueshëm nga opozita dhe shtypi.
Gjatë kohës së drejtimit të Fatmir Xhafës, policia u demotivua, krimi u shtua dhe grupet kriminale u forcuan.
Largimi i Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm rikthen normalitetin në një nga dikasteret me të rëndësishme. Ai nuk pati kurajon të vendoste për veten të njëjtin standard qe u imponoi policëve me procesin e vettingut, sipas të cilit kush ka lidhje familjare me njerëz që kanë shkelur krimin nuk kanë vend në polici.
Duket e vështirë që pas këtij largimi Fatmir Xhafa të vazhdojë karrierën politike, por nëse e vazhdon do mbahet mend si njeriu që çoi vëllanë në burg për të mbajtur postin e ministrit./TCH/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...