Google ADS

IGJEUM: Mbrëmë pesë tërmete me magnitudë të ulët në Shqipëri

10:06 | 4 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Pasdogitjet e termetit tragjik të 26 nentorit, që la 51 viktima dhe qindra të lënduar në Shqipëri, kanë vijuar edhe gjatë natës, por të pakta në numër në krahasim me ditët e shkuara dhe, për fat, me magnitudë të ulët.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në vend janë regjistruar pesë lëkundje tërmeti, me një magnitudë që ka ardhur në ulje.

Sipas të dhënave të publikuara nga IGJEUM, lëkundja më e fundit e regjistruar për datën 4 dhjetor është ajo e orës 07:47 me epiqendër ne Mallkuc, në një thellësi 12 km dhe me magnitudë 3.1.

Ndërkohë që lëkundja me magnitudë më të lartë, 3.2 për këtë datë është ajo e regjistruar në orën 02:33 me epiqendër në Fushë Draci të Durresit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme