Është identifikuar dhe po kërkohet të ndalohet personi që hodhi mjetin shpërthyes që i këputi gishtat polices 24 vjeçare dje në protestë.
Policja e plagosur tregoi në Top Channel momentin e shpërthimit. Ajo pritet të dërgohet jashtë për kurim. Ndërkohë për aktet e dhunës janë arrestuar 11 persona ndërsa nga nisja e protestës tek Unaza e Re, 60 protestues po ndiqen penalisht.
Përveç 11 të arrestuarve, policia e Tiranës pritet të ndalojë dhe procedojë penalisht edhe persona të tjerë në lidhje me protestën e dhunshme para parlamentit. Mes tyre është identifikuar edhe personi që hodhi kapsollën e fuqishme, nga e cila u dëmtua rëndë në gishta efektivja e repartit “Shqiponja”, Ina Nuka.
Ekspertët kriminalistë kanë konstatuar se shashkat që u përdorën të enjten kishin një përmbajtje shumë të lartë baruti, ndryshe nga mjetet e zakonshme piroteknike. Një verifikim tjetër po kryhet edhe për mënyrën sesi protestuesit i kanë siguruar këto kapsolla që u përdorën dhe hodhën në masë ndaj policisë.
Ndërkohë efektivja Ina Nuka që fatkeqësisht humbi gishtat në krye të detyrës, rrëfeu për emisionin “Open” në Top-Channel momentin e plagosjes.
“Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregon Nuka.
Polices së plagosur ju premtua dërgimi në një klinikë më të specializuar jashtë vendit për të rikuperuar demet e shkaktuara në dorë.
Një protestë e ngjashme si ajo e së enjtes, banorët e unazës së re mbajtën edhe para bashkisë së Tiranës javën e kaluar ku gjithashtu disa efektivë të policisë bashkiake mbetën të lënduar. Në këtë protestë u përdor edhe koktejl-molotovi ndërsa 9 persona u proceduan penalisht për kundërshtim të punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe organizim të tubimeve të paligjshme.
Që prej nisjes së protestave nga banorët e unazës së re rreth 3 javë më parë, në total më shumë se 60 persona janë kallëzuar në prokurori edhe për bllokimin e përditshëm të rrugës me akuzën e pengimit të mjeteve të transportit dhe prishjes së qetësisë publike.
Për protestën e fundit ku mbetën të lënduar 12 efektivë dhe disa protestues edhe avokati i popullit ka nisur një hetim për të parë nëse ka patur tejkalim të kompetencave nga ana e institucioneve.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...