Gjatë ditës së sotme një qytetar nga Kosova është mbytur në Tale të Lezhës. Kanë qenë pushuesit të cilët e kanë nxjerrë fillimisht nga deti dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Ndërkohë që pas mbërritjes së policisë dhe ambulancës shtetasi Sh.K 46 vjeç banues në Kosovë është nisur për në spital, por gjatë rrugës ka humbur jetën.
Deklarata e policisë:
Me datë 01.07.2017, rreth orës 17 : 21 është marrë njoftim se në plazhin e Tales , një shtetas ka rrezikuar të mbytet.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se shtetasi Sh.K. 46 vjeç, banues në Kosovë, pushues në plazhin e Tales, ka qenë duke u mbytur dhe është nxjerrë jashtë detit nga pushuesit.
Menjëherë është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Lezhë, por rrugës ka ndërruar jetë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe shkak dyshohet mbytja nga uji.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...