23% më shumë u rrit qarkullimi i biznesit në sektorin e Hoteleri-Turizmit, për periudhën Maj -Qershor 2022 krahasuar me Maj -Qershor 2021. Kështu është shprehur ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një status në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan se turizmi ka dhënë kontribut pozitiv për ekonominë.
Ibrahimaj shprehet gjithashtu se është rritur edhe punësimi në këtë sektor.
Ministrja tha se pothuajse të gjithë aktivitetet e këtij sektori rezultuan me rritje, përkatesisht “Akomodime të tjera” me 80% dhe “Hotele dhe struktura të ngjashme” me 57%.
“Turizmi kontribut pozitiv për ekonominë23% më shumë u rrit qarkullimi i biznesit në sektorin e Hoteleri-Turizmit, referuar deklaratave të TVSH-së për periudhën Maj -Qershor 2022 krahasuar me Maj -Qershor 2021. Pothuajse të gjithë aktivitetet e këtij sektori rezultuan me rritje, përkatesisht “Akomodime të tjera” me 80% dhe “Hotele dhe struktura të ngjashme” me 57%. Punësimi gjithashtu shënoi rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ose me rreth 23% krahasuar me periudhën para pandemisë (2019). Këto shifra dhe jo perceptimet që përshfaqen lart e poshtë këto ditë, tregojnë qartë për ecurinë e këtij sektori të rëndësishëm, rritjen e konsumit dhe vlerën që turizmi ka në rimëkëmbjen e ekonomisë”-shkruan Ibrahimaj.
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...