Policia e Përmetit ka finalizuar operacionin “BEFASIA”, ku ka sekuestruar 16.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva si dhe ka asgjësuar 92 bimë narkotike.
Më tej në njoftim thuhet se policia në “ fshatin Gur, Këlcyrë në ambientet jashtë shtëpisë së shtetasi Petrit Baço kishte të kultivuara bimë narkotike”.
Lidhur me këtë situatë është bëtë dhe arrestimi i Petrit Baço, 54 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet.
Njoftimi i policisë
Përmet.
Finalizohet me sukses operacioni “BEFASIA”.
Sekuestrohen 16.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Asgjësohen 92 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë autori.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në fshatin Gur, Këlcyrë në amjentet jashtë shtëpisë së shtetasit Petrit Baço kishte të kultivuara bimë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me seksionin e Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u krye kontroll në këtë ambjent.
Si rezultat i kontrollit të kryer u gjetën të kultivuara 92 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi në Këlcyrë u gjetën 16.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë (autori) shtetasi:
Petrit Baço, 54 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 284 dhe 283/1 i Kodit Penal. /albeu.com/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...