Një 41-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se i ka vënë qëllimisht zjarrin një automjeti të parkuar pranë komisariatit të policisë Vlorë.
Policia e qytetit bregdetar ka identifikuar autorin e zjarrvënies në orët e para të kësaj të hëne, të një automjeti të parkuar pranë komisariatit, në lagjen “24 Maji”.
Shkëlqim Hoxha është autori i dyshuar për ngjarjen, teksa makina e djegur tip “Toyota” me targa AA 660 RJ është në pronësi të shtetasit S.S.
Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./TCH
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...