Pas ngjarjes mëngjesin e sotëm, ku ndërtuesit Saimir Nasi i vunë tritol në makinën e parkuar në garazh, ai është prononcuar.
Biznesmeni u tregua i rezervuar duke thënë se nuk kishte dyshime për persona të tjerë që mund t’i kenë vënë tritolin.
“Nuk kam dyshime. Deklarimet e tjera i kam dhënë në polici”, tha Nasi për top channel.
Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i vënies së tritolit në makinën e tij Porche mëngjesin e sotëm në garazhin ku makina e tij ishte e parkuar në fshatin Qesarakë në Tiranë.
Makina tip “Porche” shpërtheu si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Top Channel ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku policia ka rrethuar garazhin në të cilin ndodhej edhe makina.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha