Google ADS

I vodhi 30 mijë dollarë klientit, flet drejtori i bankës: Kisha hallet e mia

01:09 | 15 Maj 2020
Trina Galanxhi

Gjykata lë në burg Florant Nakon drejtorin e filialit të një banke të nivelit të dytë i cili në Janar i ka vjedhur klientit 30 mijë dollarë amerikan. Para hetuesve Floran Nako ka pranuar krimin duke thënë se i duheshin paratë për të shlyer dëmin e një aksidenti ku ishte përfshirë.

“Jam në gjendje të rëndë, kisha hallet e mia. I vodha paratë pasi do shlyeja dëmtimet e një aksidenti ku u përfshiva”, u shprehthënë Nako para prokurorëve.

Ai ndodhet në qeli, ndërsa hetimet e prokurorisë janë përfshirë edhe në klientë të tjerë të mundshëm që mund të kenë rënë pre e vjedhjes.

Vjedhja e 30 mijë dollarëve është bërë në muajin janar dhe më pas ai ishte larguar në Amerikë duke dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të bankës. Pasi ishte rikthyer në muajin mars në Shqipëri, policia ka mbledhur të gjitha provat dhe ka mundur të vërë në pranga ditën e djeshme./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme