Një telefonat e mbërritur në sallën operative të Korçës ka ngritur në këmbë policinë, të cilët u njoftuan për vjedhjen në një banesë në fshatin Rrëmenj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 të së premtes, në shtëpinë e A. D., 37 vjeç ku dy persona kanë hyrë për të vjedhur nga kati i dytë i shtëpisë. Pasi u diktuan nga pronari i shtëpisë dhe hasën në rezistencën e tij, Erjon Ibi, 42 vjeç dhe A. H., 40 vjeç, e kanë goditur me një mjet të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Erjon Ibi, ka mundur të marrë vetëm disa bizhuteri, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa A. H., mundi të largohej dhe është shpallur në kërkim./top channel
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...