Google ADS

I vdiq djali bashkë me 3 fëmijët, tjetër ngjarje e rëndë në familjen Preka

00:46 | 22 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Kryefamiljari i familjes Preka, 68-vjeç, është dërguar me urgjencë drejt spitalit, pasi ka pësuar të dytin infarkt.

Mediat lokale bëjnë me dije se lajmi i zi i mbërritur në familje, duke humbur djalin, nipin dhe mbesat, zemra e të moshuarit nuk i ka përballuar dot, ndërsa ka marrë dy goditje të njëpasnjëshme.

Familja Preka në këto çaste po përballet me një tragjedi të rëndë dhe me momente tepër të vështira.

Ndërsa do të përcjellin në banesën e fundit edhe vajzën 10-vjeçare, krah babait Edmond Preka, vëllait dhe motrës që u varrosën një ditë më parë, tashmë duhet të mendojnë jo vetem për gruan e aksidentuar në spital, por edhe për kryefamiljarin 68-vjeçar që ka pesuar të dytin infarkt!/opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme