Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është tërhequr nga Vettingu.
Ai ka depozituar gjatë ditës së sotme kërkesën në organet e Vettingut ku kërkon të mos i nënshtrohet procesit raporton Report TV.
Përmes një kërkese drejtuar organeve të Vettingut, Llalla njofton se dorëhiqet nga sistemi i drejtësisë.
Kësisoj, Llalla tërhiqet nga e drejta për të qenë gjyqtar i Apelit. Tërheqja nga sistemi i drejtësisë bën që procesi i Vettingut ndaj Llallës të ndërpritet, por për këtë çështje do vendosë Këshilli i Lartë i Drejtësisë nëse Llalla do i shpëtojë apo jo Vettingut për pasurinë dhe integritetin profesional.
Nuk dihet se si është argumentuar kjo kërkesë e Llallës por kërkesa e tij që t’i shmanget filtrave të Vettingut është mjaft e dyshimtë për sa kohë ai është akuzuar shpesh herë për pasuri të pajustifikuar./24 orë
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...