I shpërtheu bombola e oksigjenit ndërsa peshkonte, vdes polumbari në Sarandë

23:16 | 24 Qershor 2024
E.G

Polumbari i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit ndërsa po peshkonte në Sarandë, ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë në Portin e Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë, i cili është shtetas i huaj.

“Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al/

Të ngjashme