I shpërthen tritoli në dorë, humb jetën i riu në Shqipëri

14:57 | 30 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Një i ri ka humbur jetën në Cërrik, mëngjesin e së enjtes, si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, shtetasit E.R. 27 vjeç i shpërtheu aksidentalisht sasia e eksplozivit në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./A2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme