Google ADS

I shpallur në kërkim për shitje të narkotikëve, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

13:30 | 8 Maj 2024
E.K

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar nga Gjykata e Shkodrës për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, kapen dhe ndaluan shtetasin 31 vjeç, banues në Shkodër.

Për 31-vjeçarin e kërkuar në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë “Tempulli 2”, Gjykata e Shkodrës, me vendimin e datës 22.04.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme