Kurbin- Bajram Hidri 27 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Laçit për shkak se ishte i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.
27-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda më 4 vite burg, vendim ky i dhënë në vitin 2018.
Policia njofton se mbi të riun rëndojnë akuzat për veprat penale, “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.
Kapet nga shërbimet e Policisë Kurbin një person, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve”, Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal” Policia e Kurbinit në vijim të punës për zbatimin e planit të masave, për evidentimin e goditjen e palishmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale si dhe personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, Policia ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur, në fshatin Vinjollë, Kurbin, të kapet dhe ndalohet shtetasi:
Bajram Hidri, 27 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë,e ka dënuar 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i struktuar kriminal”. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./TCH
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit