Kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi, një 30-vjeçar në Vlorë, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve në Spanjë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin e bimëve narkotike të llojit marijuanë, në Spanjë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escape”.
Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, u kap në vendin e quajtur “Albano Romina”, Vlorë, dhe u arrestua përkohësisht, shtetasi Xh. H., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.
Shtetasi Xh. H. akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës. Ky grup ka përdorur shtëpi dhe ndërtesa industriale për kultivimin e kësaj bime dhe shtetasi Xh. H. dyshohet si personi që merrej me transportimin e materialeve dhe kultivimin e plantacioneve. Në total, ky grup kriminal llogaritet se ka vjedhur vazhdimisht energji elektrike, duke i shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit spanjoll.
Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...