I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Bosnja, arrestohet në Kukës 39 vjeçari nga Kosova

17:53 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 39 vjeçar nga Kosova të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Bosnje Hercegovina.

Sipas uniformave blu është arrestuar në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shtetasi A. K., 39 vjeç banues në Kosovë, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sarajevo, Bosnje Hercegovina.

Njoftimi i plotë:

Policia, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vë në pranga një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Bosnje Hercegovina.

Arrestimi provizor i 39-vjeçarit, me qëllim ekstradimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit A. K., 39 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasi A. K. u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sarajevo, Bosnje Hercegovina.

NCB Sarajevo, Bosnje Hercegovina, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Ryshfet/korrupsion”, parashikuar nga Kodi Penal i Bosnje Hercegovinës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme