Një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri një shtetas maroken në Itali, duke e plagosur atë.
Ngjarja ka ndodhur në një bar në via Emilia në Alseno, në provincën e Piacenzas, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së shkuar.
Gazeta italiane “La Republica” shkruan se i plagosuri është një 29 vjeçar, i cili është plagosur me armë zjarri në këmbën e majtë dhe është transportuar për në spitalin Fidenza. Autori i krimit sipas gazetës, është një shqiptar dhe ngjarja ka ndodhur për arsye xhelozie.
Nga rindërtimi paraprak i skenës së krimit thuhet se shqiptari ka shkuar në shtëpi dhe është kthyer me një armë zjarri tip pistoletë pas grindjes që kishte pasur me 29 vjeçarin, duke i deklaruar se “tani ta tregoj unë”.
Menjëherë pasi e qëlloi me armë, i riu është larguar me një makinë bashkë me të dashurën e tij, ndërsa është ende në kërkim nga policia.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin