Një i ri ka tentuar të vetëdigjet para kryeministrisë në Tiranë.Policia ndërhyri menjëherë dhe parandaloi aktin duke e shpëtuar personin në fjalë.
Mësohet se bëhet fjalë për një 39 vjeçar, i cili në gjendje të rënduar psikologjike, leu trupin me lëndë djegëse.
Ishte patrulla më e afërt e Policisë që shpëtoi 39- vjeçarin dhe e ka shoqëruar në komisariat.
“Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjet. 39 vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia./oranews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...