Google ADS

I riu shqiptar përplaset nga treni, i gjithë komuniteti në zi

15:14 | 6 Shtator 2019
Arbresh.info

Një shqiptar është përplasur nga treni në Castelfiorentino të Italisë. Vdekja e tij ka shkaktuar pikëllim për të gjithë komunitetin ku jetonte. Marko Kaziu, 20 vjeç, u përplas afër urës mbi lumin Elsa.

Ai nuk e pa trentin që po kalonte pranë tij. I goditur dhunshëm nga treni, përfundoi në anë të hekurudhës. Kjo është një zonë e populluar dhe shumë njerëz e panë aksidentin.

Shumë njerëz iu ofruan për ndihmë dhe policia e zjarrfikësit ndërhynë. Kushtet e 20-vjeçarit u shfaqën shumë serioze dhe natën zemra e tij ndaloi së rrahuri. Viktima ishte transportuar në spitalin Careggi me helikopter.

Kryetari i komunës Alessio Falorni bëri një postim ngushëllimi në emër të gjithë komunitetit dhe familjes./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme