Google ADS

I riu në Vlorë gjendet me vena të prera, dyshohet se mbyti vetën

12:41 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Një person u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Mësohet se trupi i të riut është gjetur tek sheshi i “Flamurit”.

Viktima është rreth moshës 26 vjeçare me iniciale A.I.

Sipas bluve të Vlorës ai është vetëvrarë pasi damarët e tij janë prerë dhe pranë trupit u gjend një thikë.

“Më datë 18.05.2018, rreth orës 10:54, në lagjen “28 Nëntori”, është kostatuar i shtrirë në tokë, pa shenja jete, shtetasi A.I., 26 vjeç.

Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët.

Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë).

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia./Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme