Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një qytetar, i cili është kapur nga efektivët e patrullës duke tërhequr zvarrë një qen me makinën e tij. I riu e kishte lidhur kafshën shtëpiake nga pas makinës dhe e tërhiqte zvarrë teksa bënte xhiro në rrugët e qytetit i pashqetësuar.
Përmes një njoftimi për media policia bën me dije se Sh. I., u procedua penalisht në gjendje të lirë pas shoqërimit në komisariat. Ndaj tij u vendos një gjobë prej 6 mijë lekësh, ndërkohë që materialet në ngakim i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
“Komisariati i Policisë Rrugore dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar shtetasin Sh. I., duke tërhequr me makinë një kafshë shtëpiake (qen).
Shtetasi Sh. I., është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, si dhe është gjobitur me 6.000 lekë sipas Kodit Rrugor, ndërsa kafsha shtëpiake iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë. Videoja e këtij rasti është publikuar dhe në rrjete sociale”, thuhet në njoftimin e policisë./euronews.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...