I riu në karrocë me rrota mes protestuesve: Nuk protestoj për qeverinë, por për hallet e mia

19:28 | 25 Maj 2019
Trina Galanxhi

Një protestues i veçantë, në kuptimin e plotë të fjalës është i pranishëm ditën e sotme në protestën e opozitës.

Bëhet fjalë për një djalosh të ri me aftësi ndryshe, i cili ka thënë për kamerat se ka qenë në çdo protestë të opozitës dhe se është ditën e sotme i pranishëm për të drejtat e tij të mohuara nga qeveria Rama.

Ai ka deklaruar 

Asnjë ligj nuk është miratuar për ne. Rama ka patur vetëm premtime, asgjë konkrete. Kujt t’i drejtohemi? Nuk protestoj për qeverinë, por për hallet e mia. Do qëndroj në protestë sa të mundem.”

Mijëra protestues janë pajisur me vuvuzela, e pankarta “Rama Ik” dhe po i drejtohen bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 19:00 dhe në terren do të jenë të pranishëm 1500 efektivë policie. Në gatishmëri do të jenë Forcat Shqiponja, RENEA dhe FNSH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme