Një subjekt ka rënë pre e vjedhjes rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në Patos, Fier.
Burime bënë me dije se subtekti ishte në pronësi të shtetasit me iniciale M.K.
Ai ka treguar se autorët kanë vjedhur rreth 2800 euro, 60 000 lekë të reja, si dhe dy automjeteve të tipit “Audi” dhe “Range Rover”.
Gjithashtu në subjekt gjatë plaçkitjes autorët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Menjëherë pas ngjarjes shtetasi në fjalë ka bërë denoncimin në polici duke sqaruar se nuk ka asnjë konflikt të mëparshëm.
Mendohet se autorët mund të kenë qenë më shumë se dy, ndërsa tashmë janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë dhe nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...