Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Arsen Muskurti, i cili vrau vëllain dhe kunatën, dy ditë më parë në kryeqytet.
Në seancën e sotme gjyqësore, Muskurti u shfaq i përlotur, shenjë pendese për krimin që kreu. Ndërkohë, autori i krimit të dyfishtë në Tiranë përshëndeti dhe kamerat me dorë.
Dy janë pistat kryesore në të cilat po heton policia në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet, ku Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurtin.
Pista kryesore është ajo e një konflikti të mundshëm lidhur me biznesin e agjencisë turistike, ku dhe ndodhi ngjarja.
Në bazë të deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), rezulton se vëllezërit Dritan dhe Arsen Muskurti, kanë qenë bashkëpronarë deri në vitin 2018.
Më pas agjencia i ka kaluar tërësisht në pronësi Dritan Muskurtit, i cili mbeti viktimë ditën e sotme.
Ndërsa, në profilin e tij në Facebook, autori i krimit Arsen Muskurti, profil të cilin e kishte me emrin Hamza Muskurti, akuzonte vëllanë dhe kunatën se kryenin veprimtari të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat fetare. /Euronews Albania/
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4