I përjashtuar nga grupi parlamentar, Berisha: Vendimi është nul dhe nuk ekziston

11:04 | 31 Mars 2022
Artan Maliqi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se vendimi që pretendon Enkelejd Alibeaj për përjashtimin nga grupi parlamentar nuk ekziston.

“Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul and void dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjithë ligjet e vendit dhe të PD. Kaq dhe ky është qëndrimi im”, tha Berisha, pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Sa i përket pyetjes nëse do bëjë një hap pas për hir të bashkimit, Berisha u përgjigj duke thënë: Është të krahasosh fituesin me humbësin. Besoj se është gabim i madh.

Sipas Berishës grupi parlamentar i PD do të ketë mbledhje dhe do të disksutojë.

“Grupi është organ legjislativ i PD që do bëjë debate për gjithçka. Mendoj se është një rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitetin e saj. Ka një diversitet, i cili e bën edhe më demokratike PD”, tha Berisha.

Berisha tha se Alibeaj është thjesht kryetar i grupit parlamentar.

“Se njoh grupin unë nuk do të thotë se Alibeaj është grupi. Është kryetar i grupit gjersa të qartësohet gjithë problemi. Jemi në një proces dhe në proces e sipër mund të qëndrojë kryetar”, tha ai.

Sa i përket Lulzim Bashës, Berisha tha se “Ai është anëtar i grupit parlamentar ne nuk përjashtojmë”.

Berisha u shpreh se nuk ka rëndësi se cila do të jetë zyra e tij.

“Nuk ka zyrë kryetari tani, nuk ka kryetar këtu, këtu janë zyra. Këtu zgjidhet kryetari, ajo bëhet zyrë kryetari”, tha Berisha./tvklan.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme