Një 24 vjeçar shqiptar, punëtor i thjeshtë dhe i papunë u arrestua nga policia në Venecia, pasi iu gjetën disa doza kokaine, një thikë dhe 3 mijë euro.
Pasi u dërgua në stacionin policor, shqiptarit iu zhvillua edhe një kontroll në banesën e tij, ku ai jetonte prej disa muaj dhe agjentët e policisë gjetën atje armë, drogë dhe një pikturë të shekullit të 19-t, e ruajtur në një dollap.
Policia ka konfirmuar se armë gjysmë automatike, rezulton e vjedhur më 12 shkurt në Venecia dhe për të ishte bërë denoncimi.
Nga ana tjetër, piktura me Krishtin në qendër kap një vlerë prej 4 deri në 40 mijë euro. Shqiptari ka përfunduar në burg për posedim droge e mallra të vjedhura, ndërsa po hetohet prejardhja e piktures.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...