Google ADS

I moshuari në Elbasan vijon rezistencën, nuk pranon të dorëzohet

17:13 | 24 Shtator 2020
Arbresh.info

Lefter Zhidro vijon rezistencën në Elbasan prej 4 orësh duke mos pranuar që të dorëzohet pas thirrjeve të policisë, ndërsa efektivët e policisë lokale, FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar pallatin ku banon i moshuari.

Nëse negociatat për dorëzimin e tij dështojnë, atëherë RENEA mund të ndërhyjë me gaz lotsjellës për ta neutralizuar në banesë 71-vjeçarin që terrorizoi qytetin e Elbasanit, ndërsa ankthi dhe frika ende vijon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme