Jemi në fshatin Boçovë të Fierit te 82-vjecari Idriz Bana. Në vitin 2019 një person, i quajtur Rei Gega dhëndër në këtë fshat, shfrytëzoi rastin Idrizi ndodhej në Itali te fëmijët dhe i vodhi traktorin, si dhe disa mjete të tjera bujqësore.
Bashkëfshatarët lajmëruan Idrizin dhe ai u kthye që të bëjë denoncim. Autori u gjend dhe gjykata e ka dënuar me dy vjet burg për vjedhje.
“Vajta në polici bëra denoncimin. Policia bëri ç’ishte e mundur e gjeti traktorin nga e kishte çuar ai boti. E gjeti traktorin, e kishte shitur. Një miku jonë e vodhi, që kishte marrë çupën e motrës sime. Ai rrinte këtu tek vjehrra dhe shtëpia e nuses, ishte njeri i besuar, i brendshëm. Nuk e kishim idenë që do të bënte nga këto gjëra. Ai vinte në banesë për të pirë kafe”, tha Bana.
I moshuari u sorollat për tre vjet që të marrë traktorin, i cili pasi u zbulua nga policia, u dërgua në pikën e grumbullimit të mjeteve në ruajtje në policinë e Roskovecit.
“Traktori është atje. Edhe mjetet e tjera nuk e di në ç’pikë i ka çuar për t’i shitur. Tokat bujqësore kanë ngelur pa punuar. Toka e çunave me qira, ua lamë se nuk e bënin dot vetë. Ky është mëkat, u sigurua që këtu s’ka njeri edhe hajd”.
Avokati i denoncuesit, Zenun Hajdarmataj, tha se procesverbali i sekuestros nuk është në dosjen hetimore dhe gjatë hetimit nuk ka qenë. Prokurori që ka pasur çështjen është pushuar nga Vettingu.
Avokati Zenun Hajdarmataj: Çuditërisht, procesverbali i sekuestros nuk është në dosjen hetimore, gjatë hetimit nuk ka qenë. Prokurori, që ka pasur çështjen, është pushuar nga procedura e Vettingut. Ka qenë Erind Rehovica. Po, ka dalë. Po, tani, u bë gjyqi, ku ai person u deklarua fajtor, është dënuar për këtë vepër penale, normalisht, gjykata duhej të urdhëronte kthimin. E kemi marrë edhe fashikullin e prokurorit, e kemi kontrolluar dhe rezulton, se procesverbali i sekuestros nuk ekziston aty. Tani, jam lidhur me oficerin e policisë gjyqësore që ka pasur çështjen dhe më tha mua ai: “Z.avokat, zetori është i sekuestruar, është te posta e Roskovecit, të policisë në Roskovec dhe kopja e procesverbalit, që ndodhet te posta, unë e kam dorëzuar te prokurori”. Ndodhi si ndodhi, prokurori ka ikur dhe ajo nuk ekziston. Ai thotë, se duhet të më urdhërojë dikush, që t’ia kthej. Ai gjendet i lirë, pa masë sigurimi. Gjykata e ka dënuar me burg atë. Nuk e di në është ekzekutuar, a jo, se ka qenë kështu, i lirë.
Emisioni “Stop” mësoi se ka një urdhër në policinë e Fierit për marrjen e mjetit dhe i kërkon policisë ta ekzekutojë atë. Shoqëruar nga Policia e Fierit, stafi i “Stop” në Roskovec dhe marrim më në fund pas tri viteve, mjetin.
“E pastroj se më ka marrë malli. Më keni ndihmuar sa s’ka ku vete më. Faleminderit Saimirit dhe Gentit që më ndihmuat”, tha i moshuari./ Tv Klan
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...