Pasi e vranë dhe e hodhën në rezervuar, autorët tentuan të inskenonin vetëvrasjen e Martin Çeços.
Trupi i pajetë i të riut u gjet dy ditë më parë në rezervuarin e fshatit Kolanec në Maliq.
Sot policia ka arrestuar tre autorët e dyshuar, të cilët akuzohen se organizuan vrasjen në bashkëpunim me njëri tjetrin.
Të arrestuarit janë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.
Sipas grupit hetimor, ata dyshohet se fillimisht e kanë vrarë të riun duke e mbytur me litar dhe më pas e kanë hedhur ne rezervuar.
Pasi kanë kryer krimin, tre autorët janë munduar ta inskenojnë ngjarjen si vetëvrasje.
Për ta bërë sa më të besueshme, ata kanë lënë shapkat e viktimës jashtë rezervuarit.
Por, plani nuk ka funksionuar, pasi hetuesit kanë mundur të zbardhin ngjarjen, duke çuar në prangosjen e tyre.
Nga burime mësohet se shkak është bërë një vajzë. 26-vjecari kishte njohje me një vajze me të cilën komunikonte vazhdimisht.
Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë.
Bisedë të cilën 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë.
Në kushte të tilla sipas të njëjtave burime autorët, bisedën mes të rinjve ia kanë bërë të ditur dhe babait të viktimës, por duket se as presioni i babait se ka ndaluar 26-vjeçarin të ndërpriste bisedën me vajzën.
Ajo çfarë dihet është se djali nuk kishte mbaruar as shkollën 9 vjeçare, madje nuk dinte as të shkruante as të lexonte.
Sipas banorëve viktima nuk lëvizte nga fshati i tij.
Ai merrej vetëm me prerje të lëndës drusore bashkë me babain.
Ka qenë motra e 26-vjeçarit, e cila jeton në kryeqytet ajo që ka detyruar babain të denoncojë zhdukjen e djalit.
Mësohet gjithashtu se natën kur dyshohet se ka ndodhur ngjarja autorët e kanë nxjerrë nga shtëpia Martin Çeçon në orën 23:00.
Ai ka dalë siç ka qenë i veshur në shtëpi më tuta, bluzë dhe shapka. g.v/abcnews.al
“Hyrrem” transformohet nga Sellma, shikoni paraqitjen mahnit...
Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon ...
Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për b...
Asani fantastik, dy gola për tre minuta
Gerti mohon spekulimet: Ish e dashura ime dëshiron të përfit...
Meksika do të ndëshkojë drejtorët e shkollave nëse nuk heqin...