Sanija ka ftuar vajzën e saj, Elsën me dhëndrin, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare, moderuar nga Ardit Gjebra, për t’u dhënë një mesazh dhe për t’u bërë gjithashtu një lojë. Po ajo nuk e di që edhe asaj do t’i bëhet një lojë nga dhëndri i saj, Miraldi.
Kur shfaqet Sanija në ekranin e murit ndarës, Elsa shpreh emocione.
Elsa – Ah moj mami, çfarë më bëre!
Sanija – Elsa, ti e di që kur e kemi ndarë datën e martesës, mami ka fjetur shumë pak. Ti e di sa shumë të dua, s’ta kam shprehur, prandaj të kam thërritur këtu sot. Mos qaj se s’e kemi me të qarë. Unë nuk jam akoma e bindur që kjo dasëm të bëhet sivjet.
Arditi – Por ata kanë 6 vjet bashkë. Kur të bëhet dasma?
Sanija – Për 2 vite mirë është.
Elsa – Nuk është e vështirë vetëm për atë… Është edhe për mua sepse jemi shumë të lidhura.
Miraldi thotë se ai jeton prej 4 vitesh vetëm në Tiranë, duke pritur se kur do të jetë gati Elsa dhe familja e saj për t’u martuar, por nëqoftëse ato kanë nevojë për kohë, ai do të presë.
Elsa – Mendoj që ka ardhur koha që edhe unë të shkëputem, por…
Sanija – Mami nuk ia prish gocës. Nuk dua ta torturoj më. Ishte një shaka.
Elsa, shpeshherë ti më shikon me dyshim që unë s’jam e bindur plotësisht për fejesën dhe martesën tuaj. Kam ardhur sot të të jap mesazhin që unë me zemër e me shpirt jam dakord që ju të kaloni një jetë të lumtur. Aldi është një djalë i mrekullueshëm, që kur e kam parë e kam ditur që ky do të jetë fati yt sepse ju jeni lindur për njëri-tjetrin. Mami të do shumë, kam bërë gabime, të kam cënuar lirinë. Të kërkoj ndjesë që nuk ta kam shprehur kurrë dashurinë dhe se je e bukur, vetëm nga frika se mos gabon.
Elsa – E ke shprehur mami, jo me fjalë por me vepra. Jam me fat që të kam.
Miraldi – Më fal, të them diçka. Doja ta leja surprizë për pak më vonë, por meqënëse ra muhabeti dhe është vendi i duhur, po ta them që tani. Unë këto ditë kam shitur shtëpinë dhe kam gjetur akomodim në Belgjikë. Domethënë, ne pas martesës do ikim për të jetuar përgjithmonë atje.
Sanija – Zoti jua priftë mbarë kudo që të shkoni, vetëm të jeni të lumtur! E kam të dhimbshme, e kam të vështirë, por lumturinë tuaj s’do e prish kurrë.
Miraldi – Faleminderit. Do të ikim në 1 Gusht e nuk do të kthehemi më.
Sanija – Çfarë të bëjmë, unë i kam marrë dy nuse, më takon të jap një vajzë.
Miraldi – Në fakt ishte një shaka, për atë shakanë e shtyrjes së dasmës.
Sanija – E di unë atë, bëj pjesë në ato burrnesha që nuk e hanë presionin.
Sania përqafohet me të bijën dhe dhëndrin, duke na treguar kështu dashurinë e madhe të nënës për të bijën, si dhe dashurinë e pakushtëzuar të një mashkulli për femrën e tij, i cili heq dorë nga gjithçka për të./tvklan.al
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion