Noel Dishi personi që ka vrarë Vilson Tafçiun para disa ditësh në Tiranë ka dalë ditën e sotme para gjykatës ku edhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.
Dishi ditën e ngjarjes ka qenë në prokurorinë e Durrësit pasi ka dhënë shpjegime në lidhje me një ngjarje të ndodhur rreth 2 vite e gjysmë më parë.
Ai është marrë peng në nga tre persona në Durrës dhe më pas është lënë i lirë.
Ai është hetuar nga Krimet e Rënda dhe pas shkrirjes se tyre dosja ka kaluar në Prokurorinë e Durrësit.
Pas deklarimeve që ka dhe në prokurori ai ka komunikuar në telefon me Tafçiun dhe e kanë lënë që të takohen në Astir.
Dishi:
“Debatuam dhe Vilsoni më tha që do ta bej më keq se ç’ta kanë bërë, do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën me plumba. Tentova të largohem por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. E kam qëlluar nga ana tjetër e rrugës, kur e kuptova ç’kam bërë jam shtangur dhe me pas u largova”.
Arma e krimit dhe celulari i Dishit nuk janë gjetur nga policia akoma. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg.
Gjyqtar është Altin Abdiu dhe seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura./TCH
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...