I kërkuari nga Saranda kapet në Tiranë

12:38 | 5 Nëntor 2024
A Z

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas, i shpallur në kërkim për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve.

Në kuadër të operacionit “Around”, në afërsi të stadiumit “Dinamo”, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi A. Ll., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal. /(A2 Televizion)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme